Von der Leyen planifikon përfshirjen e më shumë qytetarëve në krijimin e ligjeve të reja

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të rrisë numrin e qytetarëve të BE-së pjesemarrës në projektet e politikave të ardhshme, nëpërmjet paneleve të formuara nga publiku.

“Unë do të propozoj që, në të ardhmen, t’u japim Paneleve Qytetare kohën dhe burimet për të bërë rekomandime përpara se të paraqesim propozimet kryesore legjislative”, tha von der Leyen sot në Strasburg.

“Unë jam e bindur se demokracia nuk përfundon me zgjedhje, konferenca apo konventa. Ajo duhet të punohet, të ushqehet dhe të përmirësohet çdo ditë”, shtoi ajo në Parlamentin Evropian. /atsh