Ballina Lajmet Kosovë Votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, AAK përjashton...

Votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, AAK përjashton nga grupi parlamentar Adem Hoxhen

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.