Voton Arben Vitia : Është ditë e rëndësishme për jetët tona

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka votuar gjatë ditës së sotme në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.

Ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.

“Pas një fushate të gjatë dhe fer, nga kandidatët, sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por edhe për jetët tona, sot flasin qytetarët dhe është e rëndësishme që qytetarët me verdiktin e tyre të zgjedhin atë që ata dojnë. Ftoj qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje sepse sa më masive të jetë dalja aq më i fortë është verdikti”, ka thënë Vitia para mediave.

Ai ka falënderuar organizatorët e zgjedhjeve dhe institucionet duke thënë se organizimi është bërë në mënyrë të mirë.