Voton Kurti: Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik.

Pasi kreu të drejtën e tij për të votuar, Kurti ka thënë se sot është një ditë e bardhë ashtu siç do të jetë e ardhmja, transmeton lajmi.net.

“Sot është ditë e bardh e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarë të kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është e drejt e cila më teje paraqet mundësi dhe shancë që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, ka thënë Kurti.

I pyetur se a do të mund të marr 50 për qind, Kurti ka thënë se “fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”