Vrasja e tifozit grek, UEFA përjashton tifozët e Dinamo Zagreb nga të gjitha ndeshjet europiane në transfertë

UEFA ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagreb nga të gjitha ndeshjet në transfertë në kompeticionet europiane për këtë sezon.

Ky vendim i Qeverisë Europiane të Futbollit vjen pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar.

Ndërkohë ky vendim vjen disa orë pasi Dinamo Zagreb u eliminua nga Champions League nga AEK Athens, ndeshje që ishte shtyrë për të shtunën për shkak të dhunës.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej që me 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve pranë stadiumit të AKE-ut.

Gati 100 tifozë të Dinamo Zagreb u arrestuan në Athinë, nën akuza penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Tifozët e Dinamos kishin udhëtuar për në Athinë, ndonëse klubi i tyre e kishte të ndaluar nga UEFA t’u shiste bileta për këtë ndeshje, e cila cilësohej si e rrezikut të lartë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u takua me kryeministrin e Greqisë Kzriakos Mitsotakis të mërkurën në Athinë, për të diskutuar se si të përballen me dhunën në mesin e tifozëve.

Ndërkohë këtë të dielë, 20 gusht, UEFA tha se të gjitha ndeshjet e Dinamos cilësohen tani si “me rrezik të lartë dhe kjo u konfirmuar, fatkeqësisht, nga shkalla ekstreme e incidenteve në Athinë”.

Ndërkohë UEFA ka urdhëruar klubin e Dinamo Zagreb që të “krijojë dhe zbatojë një strategji për ta çrrënjosur dhunën e ndërlidhur me klubin, në bashkëpunim me autoritetet politike, të sigurisë dhe të futbollit në Kroaci. Dinamo dhe autoritetet publike duhet patjetër të ndërmarrin masa për të garantuar masa të nevojshme të sigurisë për tifozët vizitorë.”