Vrau katër policë, iu hiqet dënimi me vdekje dhe ridënohet me vetëm…

Apeli i Krimeve të Rënda aplikoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e dënuar me 25 vjet burg Dritan Dajtin.

Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës më 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Më 2009 mbetën të vrarë policët Altin Dizdari,Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska.

Çështja “Dritan Dajti” ndër më të zvarriturat për shkak të kleçkave ligjore që gjente i pandehuri.