Vritet me armë zjarri një person në Podujevë

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Podujevë.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, shkruan lajmi.net.

Rastin për mediumin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.”, ka thënë ai.