Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje.
Policia njoftoi se në fshatin Nec të Gjakovës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dje me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë e fishekut.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.