Vritet një person në Pejë, policia jep detaje

Një person ka mbetur i vrarë sot në fshatin Novosellë të Pejës, raporton lajmi.net.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Poolicisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai, ka bërë të ditur se i dyshuar për këtë vrasje gjendet në arrati.

“14:40 minuta policia ështyë njoftu për disa të shtëna në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.  Theksoj se i dyshuari gjendet në arrati dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.

Ai, ka shtuar se deri tani nuk dihet mosha opo ndonjë informacion rreth viktimës.