Vuçiq falënderon kryetarin e Izraelit që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot është takuar me kryetarin e Izraelit, Ruven Rivlin ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe janë zotuar për thellim të këtij bashkëpunimi.

Gjatë këtij takimi, Vuçiq ka theksuar se ai është mirënjohës Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Për këtë presidenti serb ka thënë se Serbia gjithmonë do të mbështes ekzistencën dhe mbijetesën e shtetit të Izraelit por edhe do të kultivojë marrëdhënie miqësore me shtetin dhe popullin izraelit.

Tutje në takim është theksuar për bashkëpunim ekonomik-tregtar ndërmjet dy vendeve.