Vuçiq paralajmëron gjëra të mëdha në nismën “Ballkani i Hapur”

“Ballkani i hapur” është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në profilin e tij në Instagram, Vuçiq, më 27 maj, ka postuar edhe foto nga video-konferenca e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të këtij projekt rajonal.

“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksoi Vuçiq.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar deri më tani këtij projekti rajonal. /rel