Vuçiq pas takimit me Scholz: Besoj se kemi forcë për të bërë përparim në dialog me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë folur pas takimit në Berlin.

“Ne kemi konstatuar bashkërisht në marrëdhëniet tona dypalëshe, në radhë të parë ekonomike. Kemi një kërcim të madh në krahasim me vitin e kaluar, një vit rekord”, tha Vuçiq.

“Gjermania është partneri më i madh i Serbisë dhe Serbia është partneri më i madh i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq, transmeton Demokracia.com.

“Për ne janë të rëndësishme fjalët e kancelarit, i cili përsëriti disa herë sot se është i bindur për të ardhmen evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha, po e citoj se nuk është mirazh kur të ndodh diçka dhe pastaj zhduket”, tha ai.

“Ne biseduam për dy tema të rëndësishme”, tha Vuçiq, duke shtuar: Ne folëm edhe për qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë. “Kam biseduar për të gjitha problemet me të cilat po përballet Serbia”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ata kanë pasur një bisedë kuptimplotë për çështjet rajonale dhe situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Unë premtova se Serbia nuk do të jetë shkaku i asnjë problemi dhe Serbia po e mban fjalën e saj”, tha Vuçiq.

“Ne kemi vazhdimin e dialogut sonte dhe besoj se do të kemi forcë për të bërë përparim në dialogun me Prishtinën”, tha Vuçiq, përcjellë Demokracia.com.

I pyetur nëse Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova bëhet anëtare e atij Këshilli, respektivisht anëtare e NATO-s, Vuçiq tha: “Për ne është e rëndësishme që gjithçka që është shkruar dhe nënshkruar të zbatohet”.

Scholz iu përgjigj të njëjtës pyetje:

Unë dua që Serbia të qëndrojë në Këshillin e Evropës, që ne të gjithë të jemi në BE së bashku.

Duke folur për qëndrimin e Serbisë për konfliktin në Ukrainë, Vuçiq tha:

“Sa i përket natyrës juridike dhe politike të konfliktit, ne e kemi deklaruar qartë. Deklarata e vetme e Serbisë ishte e papritur, ndryshe nga të tjerat. Në rrugën tonë drejt BE-së, ne kemi detyrim që gradualisht të harmonizohemi me qëndrimet e BE-së. Serbia ka një qëndrim tjetër ndaj Kosovës. Mos harroni se Serbia është nën sanksione për dhjetë vjet dhe për këtë ka një qëndrim tjetër për këtë çështje. Zgjedhja e Serbisë është të jetë në rrugën evropiane, edhe pse, sipas sondazheve në Serbi, ajo nuk është rruga më popullore”, tha ai.