Vuçiq pret në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, pritet të diskutojnë për zgjedhjet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen sot në Beograd me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Takimi do të mbahet në ora 12 në pallatin “Serbia”, ku më pas do të ketë prononcim për media, transmeton Telegrafi.

Presidenti serb ka njoftuar qysh mbrëmë se do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ku më pas pritet të merret vendimi për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të cilat i ka shpallur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në anën tjetër Vuçiq pretendon se ka disa ide, lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në komunat në veri të vendit, Vuçiq ka deklaruar se fillimisht preferon të diskutoj me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e më pas të dal me ndonjë komunikatë.

“Do të kemi bisedime të gjata me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ata që përfaqësojnë popullin e jo vetëm veten. Pres që së bashku me ata të marrin vendime. I kam disa ide”, ka shtuar presidenti serb.