Vuçiq: Të respektohet marrëveshja, nesër fillon ndërtimi i kompleksit të ri

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se për murin në Mitrovicë është arritur marrëveshje më 8 dhjetor dhe e njëjta po zbatohet tani.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Beograd se nesër fillon ndërtimi i kompleksit të ri në përputhje me marrëveshjen, duke shtuar se serbët fituan atë çka deshën duke e ruajtur paqen.