Vuçiq viktimizohet përsëri për dinarin: Po më pikojnë lotët kur po i shoh serbët duke pritur te bankomatët

Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shfrytëzuar sot Samitin në Tiranë për të përmendur temën e dinarit.

Ai ka thënë se “heqja e dinarit është një përpjekje e qartë e Kurtit për të dëbuar serbët nga Kosova”.

“Sido që të ndodhë, ne do t’i sigurojmë paratë për popullin tonë” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se i “kupton vuajtjet e popullit serb në Kosovë” duke shtuar në stilin e tij prej aktori se “i dalin lotët kur sheh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit”.

“Dhe ne mund t’u japim atyre tre herë më shumë se sa u japim normalisht” ka thënë Vuçiq.

Më tej ai ka thënë se Kurti po do të shndërrohet “në një legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.