VV e LDK kryejnë takimin – pjesë e bisedimeve edhe krijimi i Zyrës Shtetërore të Hetimeve

Ka përfunduar takimi i katër i grupeve punuese në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas këtij takimi para mediave ka folur ish-deputeti i  LDK-së, Arben Gashi.

Gashi ka deklaruar se sot kanë biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Ne sot patëm takimin e radhës me VV për të harmonizuar programet tona qeverisëse, temat që u disktuan kanë të bëjnë me sigurinë e jashtme që ka të bëjë me ushtrinë të Kosovës, siguria e brendshme që ka të bëjë me sigurinë në trafik, publike të pronës, sigurinë nga emërgjencat civile, është çështja që ka të bëjë me sigurinë, pastaj folëm për sundimin e ligjit që ka të bëjë me Gjykatat dhe prokuroritë, folëm për Vetingun, dekriminalizimin, për cështjen e krijimit të një zyre të vecantë që do të quhet orintimisht Zyra Shtetërore e Hetimit. Për këtë nuk kemi ende një qëndrim final, po ashtu diskutuam për Vetingut, dekriminalizimin, me propozim të VV-së diskutuam për ligjin për krimet e luftës, institutin për krime të luftës dhe pothuajshe për të gjitha cështjet kemi dakordësi”, ka thënë ai, derisa ka shpjeguar se si e kanë planifikuar funksionimin e Zyrës Shtetërore të hetimit.

“Zyra Shtetërore e hetimit do t’i ketë disa komponentë në vështrimin tonë, komponentja e parë lufta kundër krimit, hetimi i krimit të vjetëruar sidomos atyre politike, lufta kundër korrupsionit si dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë. Vetëm zyra shtetërore e hetimti ka nevojë ende për hetime, për të parë se a e cënon sistemin kushteutes të Kosovës. Kemi orientim të përbashkët pozitiv sa i përkët këtyre fushave kemi dakordësi me partnerët e mundshëm pra VV-në”, tha Gashi.

Ish-deputeti ka treguar edhe kur do të mbajnë takimin e radhës.

“Takimi i radhës do të jetë të hënën në ora 15:00 me siguri do të diskutojmë për kulturën”, tha ai, teksa foli edhe për Dhomat e Specializuara.

“Dhomat e Specializuara funskionojnë sipas ligjeve të Kosovës por me gjyqtarë e prokurorë ndërjkombëtarë, kjo është marrë si vendim i institucioneve të Kosovës dhe për ne këto dhoma duhet të ekzistojnë dhe ta kryejnë punën e vet”, shtoi ai.

Arben Gashi ka folur edhe për rolin që do të ketë Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së, në këto bisedime.

“Haziri është nënkryetar i LDK-së, dhe i cili ka roline  vet edhe në mënyrën e vet si Lidhja I trajton cështjet, sa i përket takimit Osmani-Kurti ka qenë takim pune për të cilin duhet të dakordohen ata dy. Këto negociata për momentin janë duke u zhvilluar në nivel tematik, shkojnë njerëz që më shumë janë të angazhuar më shumë në tema të cilat diskutohen. Kryetari dhe nënkryetarët e LDK-së, dhe kryetari e nënkryetarët e VV-së do të jenë në nënshkrim të marrëveshjes”, ka thënë ai.