VW ID Buzz GTX me lëvizje me të gjitha rrotat dhe 335 kuaj fuqi është në ardhje

Shefi për studim dhe zhvillim i Volkswagen, Kai Gruenitz, ndau disa lajme emocionuese rreth ID Buzz.

Një ID Buzz GTX është në zhvillim, me lëvizje sportive me të gjitha rrotat me motorë të dyfishtë që kombinohen për 335 kuaj fuqi (250kW).

GTX do të ketë një “interier të veçantë, një pamje të jashtme të re dhe disa veçori shtesë”, shtoi Gruenitz, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Nuk është e qartë se kur do të arrijë GTX i ri, por që Gruenitz u shpreh se VW mund të zgjerojë gjithashtu sistemin me të gjitha rrotat në ID Buzz të rregullt.

Ai gjithashtu foli për ID Buzz të ardhshëm me një bazë më të gjatë të rrotave, duke thënë se do të arrijë në verë. Ky model i ri do të jetë 25 cm më i gjatë dhe do të ketë 7 ulëse në 3 rreshta.

Ulëset e pasme do të jetë e lëvizshme dhe do të ketë karrige të rehatshme që mund të rrotullohen.

Volkswagen po punon gjithashtu në një koncept të versionit “California”, një kamper ID Buzz. Ky model ka të ngjarë të arrij në vitin 2025.