Walker: Vetëm tre vjetët e fundit liderët kosovarë vijnë për homazhe në Reçak

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë në kohën e luftës, William Walker, ka thënë se për çdo përvjetor shkon në Reçak për të nderuar viktimat e masakrës së vitin 1999.

Por këtu ai është shprehur kritik për udhëheqësit shtetëror të Kosovës, të cilët ka thënë se ka vetëm tre vjetët e fundit që shkojnë atje për të nderuar 45 martirët e rënë, njofton Klan Kosova.

“Sa herë që jam këtu ka një mikpritje të veçantë për mua, për çdo përvjetor”.

“Kam vërejtur vetëm tre vjet më parë, që ka ndodhur që pushteti ka nderuar Reçakun, duke ardhur këtu në emër të krejt Kosovës”, ka thënë ai.

Walker më tej ka thënë se do të bëjë gjithçka për të ardhur në çdo përvjetor për aq sa do të jetojë.

“E kam kaluar jetën duke udhëtuar gjithë botën. Dua të jem me shqiptarët sa më shumë që të kem mundësi”.

“Kam për të ju thënë se nga janari 15 janari 1999 kam bërë shumë miq, por nuk ka më të rëndësishëm për mua se sa fshatarët e Reçakut”, ka shtuar ai.