WhatsApp përgatit një funksionalitet për shkëmbimin e shpejtë të fotove

Funksionaliteti i ri i WhatsApp është aktualisht nën zhvillim ndërsa nuk është e qartë se kur do të debutojë por është mësuar mënyra si do të funksionojë.

Kushdo që bën dhe shpërndan shumë foto, me shumë gjasa e pranon se AirDrop është një funksionalitet i shkëlqyer por duke qenë se funksionon vetëm me pajisjet Apple, e kufizon.

Tani WhatsApp është duke menduar që ta sjellë në aplikacionin e saj duke lejuar përdoruesit të ndajnë të dhëna me pajisjet që gjenden pranë.

Funksionaliteti i ri i WhatsApp është aktualisht nën zhvillim ndërsa nuk është e qartë se kur do të debutojë por është mësuar mënyra si do të funksionojë.

Për fillestarët, përdoruesit duhet të shkundin pajisjen e tyre për të aktivizuar një kërkesë dhe normalisht të gjenden pranë një personi tjetër.

Më pas marrësi duhet të hapë WhatsApp dhe të shkundë gjithashtu pajisjen e tij për të parë dhe pranuar kërkesën. Distanca e këtij veprimi mbetet për tu parë ndërsa AirDrop mbulon një distancë prej 10 metrash.

Masat e sigurisë së WhatsApp aplikohen edhe për këtë funksionalitet përfshirë enkriptimin fundor. Platforma gjithashtu do të mbajë numrat e telefoni të përdoruesve privatë gjatë shkëmbimit të të dhënave.

Edhe pse duket shumë e ngjashme me AirDrop, nuk dihet nëse të dhënat do të shkarkohen automatikisht në direktorinë e fotove të përdoruesve si dhe nëse do të funksionojë me Bluetooth.