WhatsApp thotë se qasja e përsëritur në mikrofonin e përdoruesve Android është një keqfunksionim i aplikacionit

Imazhi i publikuar nga Foad Dabiri tregonte WhatsApp duke aksesuar mikrofonin në mënyrë të përsëritur në sfond ndërsa nuk po përdorte aplikacionin.

Google dhe WhatsApp kanë konfirmuar se janë në dijeni një problemi në aplikacionin shumë popullor të komunikimin që e bën këtë të fundit të duket sikur po përdorte mikrofonin e pajisjeve të përdoruesve në mënyrë të panevojshme.

Problemi u shfaq një muaj më parë por fitoi vëmendje pasi një inxhinier i Twitter postoi një foto e cila më pas u ripostua nga Elon Musk.

Imazhi i publikuar nga Foad Dabiri tregonte WhatsApp duke përdorur mikrofonin në mënyrë të përsëritur në sfond ndërsa nuk po përdorte aplikacionin.

Ai e postoi imazhin nga Privacy Dashboard, një hapësirë ku gjurmon qasjen e aplikacioneve në mikrofon dhe kamera. Musk ripostoi imazhin e Dabiri duke shtuar “WhatsApp nuk është i besueshëm.”

Musk njihet si fans i Signal dhe ai ka thënë se mesazhet e enkriptuara të Twitter do të vinin nga ky muaj.

WhatsApp sugjeroi se ishte një problem me Android dhe jo një qasje e qëllimshëm i mikrofonit nga aplikacioni.

Dabiri nuk është i pari që raporton problemin. WABetaInfo raportoi muajin e kaluar problemin që prek përdoruesit e Pixel dhe Samsung. Rindezja e telefonit e eliminon si problem.