Kompania në pronësi të Elon Musk tha se përdoruesit duhet të zgjedhin vetë nëse postimet e tyre publike mund të përdoren nga chatboti AI i platformës Grok.
Platforma e media sociale X ditën e Enjte pranoi që të mos trajnojë sistemet e saj AI me të dhënat personale të grumbulluara nga përdoruesit Europian pa aprovimin e tyre.
Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë, autoriteti rregullator lider i Europës duke qenë se shumica e kompanive teknologjike Amerikanë kanë zgjedhur Irlandën si qendra e operacioneve të tyre në Europë, kësaj jave kërkoi që X të ndërpriste përpunimin e të dhënave të përdoruesve për trajnimin apo rafinimin e sistemeve të saj AI.
Kompania në pronësi të Elon Musk tha se përdoruesit duhet të zgjedhin vetë nëse postimet e tyre publike mund të përdoren nga chatboti AI i platformës Grok.
Përdoruesit mjaft të shkojnë tek paneli i konfigurimit të privatësisë për të çaktivizuar përdorimin e postimeve të tyre për trajnimin e AI.
Por gjykatës ku X u padit nga autoritetet Irlandeze, ishte e qartë se X kishte filluar përpunimin e të dhënave të përdoruesve Europianë për trajnimin e sistemeve të saj AI që prej datës 7 Maj dhe ofroi opsionin për ta refuzuar këtë proces vetëm më 16 Korrik.
Funksionaliteti gjithashtu nuk ishte i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.








