Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Xhamajka ka njoftuar se ka vendosur ta njeh zyrtarisht Palestinën si shtet.

Kamina Johnson Smith, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Xhamajkës, se pas Këshillit të Ministrave të mbajtur dje, ata vendosën të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet .

Kamina Johnson Smith
Kamina Johnson Smith

Ajo tha se “Xhamajka vazhdon të mbrojë një zgjidhje me dy shtete si opsioni i vetëm i zbatueshëm për të zgjidhur konfliktin e gjatë (midis Izraelit dhe Palestinës) “, raporton Anadolu.

Duke deklaruar se vazhdojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet për uljen e tensionit dhe arritjen e paqes së përhershme në rajon, Smith u bëri thirrje palëve që ta zgjidhin problemin me mjete diplomatike. /teve1