Xhamia e Londrës mban tubim bamirësie për viktimat e tërmetit në Turqi – VIDEO

Ushqimi tradicional turk i bërë në shtëpi, ëmbëlsira të shitura ishin pjesë e ngjarjes për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit

Xhamia turke në Londrën Veriore mbajti të dielën një eveniment për mbledhjen e fondeve për për viktimat në zonat e goditura nga tërmeti.

Mbledhja e fondeve, e organizuar nga Xhamia Aziziye në Stoke Newington, shiti një shumëllojshmëri ushqimesh dhe ëmbëlsirash tradicionale turke të bëra në shtëpi.

Duke folur për Anadolu, Ebu Bekir Tezgel, kryeimami në xhami, tha se të ardhurat nga ngjarja do të dhurohen për viktimat e tërmetit në Turqi.

“Çdo vit ne organizojmë ngjarje të tilla, por kjo është posaçërisht për viktimat e tërmetit”, tha ai.

Tezgel gjithashtu vuri në dukje se deri më tani ata kanë dërguar gjithsej 43,000 £ (mbi 51,000 dollarë) dhe 50,000 ton rroba dhe ushqime për viktimat si pjesë e fushatave bamirëse të xhamisë.

Allahu ua pranoftë të mirat e të gjithë vëllezërve dhe motrave tona filantropiste”, tha ai. /mesazhi