Xhamia kineze që lë pa fjalë (Foto)

Xhamia e madhe në Xi’an ka ngazëllyer komunitetin musliman në këtë dinasti, e cila ka më shumë se 50.000 mysliman dhe shtatë xhami.

Por më e veccanta prej tyre padyshim është Xhamia e Madhe e Xi’an, e cila ka kaligrafi të paparë ndonjëherë, dhe në muret e saj janë komplet ajetet e Kur’anit të Shenjtë.

Kjo xhami është në pjesën më të largët të provincës Shanxi, në Kinë, dhe qysh kur Dinastia Ming pranoi islamin si fe zyrtare në provicë, numri i muslimanëve vetëm sa është rritur.

Arkitektura e jashtëzakonshme e kësaj xhamie është e inspiruar nga kaligrafia arabe, ndërsa nuk kanë munguar as meremetimet nga dinatitë e reja që kanë arritur të sundojnë.

Në vitin 1956, kjo xhami u shpall si objekt i mbrojtur kulturor – historik, dhe më pas u shpall si vend ku besimtarët mund të kryenin obligimet fetare. Muslimanët në këtë rajon njihen si banorët “hui”. /MESAZHI/