Ballina Artikuj Xhamia në Parthenon (Athinë)

Xhamia në Parthenon (Athinë)

Pas marrjes së Athinës nga osmanët në vitin 1458, Partenoni u shndërrua në xhami. Kjo ndodhi diku midis viteve 1460–1470, gjatë sundimit të Mehmet Fatihut.

Në 1687, gjatë pushtimit të Athinës nga venedikasit, Partenoni u hodh në erë nga Venedikasit, pasi përdorej si depo baruti. Gjatë tërheqjes venedikasit e hodhën në erë sinshenjë hakmarrje, ashtu siç hodhën në erë edhe kalanë e Kaninës dhe Lezhës në trojet shqiptare.

vonë, në fillim të shekullit XVIII, u ndërtua një xhami e vogël me kupolë brenda rrënojave të Partenonit. Kjo xhami qëndroi aty deri në vitin 1843, kur u shemb për t’i hapur rrugë gërmimeve arkeologjike.

Burimet për historinë e kësaj xhamie janë të pakta. Një përshkrim i hollësishëm vjen nga udhëtari osman Evliya Çelebi, i cili përfshiu edhe legjenda islame në rrëfimet e tij. Udhëtarë evropianë dhe një fotografi e vitit 1839 tregojnë pamjen e xhamisë së dytë përpara se të shembej.

Behar Kaçeli