Xhamia Qendrore e Oksfordit ofron vakte të nxehta për nevojtarët gjatë Ramazanit

Vullnetarët nga Xhamia Qendrore në Oksford kanë dhënë ushqim dhe gjëra tjera thelbësore për banoret në nëvojë çdo javë.

Megjithatë , nga e hëna 12 prill, deri të mërkuren 12 maj, ky shërbim do të jetë i hapur çdo ditë.
Faisal Aziz nga komiteti i administrimit thotë: “Kemi qenë të ndëruar që nga kanë ndihmuar njerëz nga të gjitha rrethet dhe ishte e mahnitshme ta bashkojmë qytetin tonë të dashur.”
“Jemi shumë me fat që kemi xhematë siq është kuzhinieri që siguron vakte të nxehta çdo javë dhe kompanitë lokale që kanë ofruar gjërat bazike dhe mishin e freskët për javët e fundit.”
“Ne gjithashtu kemi ftuar anëtarë nga grupe tjera fetare e jo-fetare si komuniteti hebre.”
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se xhamia do të ofroj këtë shërbim në baza ditore gjatë muajit të Ramazanit siç bëjmë çdo vit.”
Prej vullnetarëvë që kanë ndihmuar në këtë shërbim kishte edhe anëtarë të kishave në Oksford si dhe zyrtarë komunal të qytetit. /Mesazhi.com