Xhamitë e Gjeorgjiasë i hapin dyertë për njerëzit e evakuar nga uragani Irma

Me mijëra vendbanime të Floridas janë përmbytur pas uraganit Irma. Fqinjët e tyre po bëhen gati për ti pritur banorët.

Në Gjeorgjia, 12 xhami kanë bërë përgatitjet e tyre për të mirëpritur njerëzit që po evakuohen, për tu gjetur atyre një vend të sigurtë nga stuhia.

“Ne po mirremi me detajet e fundit për të mirëpritur njerëzit e prekur nga urgani” ka thënë Hamid Qureshi, një banor i Gjeorgjias dhe drejtori rajonal i ICNA Relief, një organizatë ndërkombëtare humanitare muslimane.

Atyre do tu ofrohet ushqim, rroba dhe vend për të fjetur – e gjithë kjo do të bëhet nga vullnetarët e komunitet musliman atje./Mesazhi/