Ylli i You Tube përjashtohet nga avioni meqë fliste arabisht (VIDEO)

Ylli i You Tube, Adam Saleh i cili në rrjetet sociale ka 2.2 milionë ndjekës, ka publikuar një video nga avioni, nga i cili, është përjashtuar pasi me nënën e tij fliste në gjuhën arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Saleh të mërkurën në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, ku po ashtu ka qindra mijëra ndjekës, publikoi video-inçizim në të cilin flet për atë se si është larguar nga avioni pasi pasagjerët tjerë ishin ankuar.

Siç thotë, të punësuarit e aviokompanisë amerikane “Delta Airlines” sot në mëngjes e kanë larguar nga avioni me të cilin duhej të fluturonte për ne New York, ndërsa tërë ngjarjen e ka xhiruar me kamerën e tij./MESAZHI/