YouTube ka fshirë 1 milionë video të pavërteta për Covid-19

Vendimin për të hequr përmbajtje të tilla kompani i bazon në udhëzimet dhe konsensusin e ekspertëve të shëndetësisë nga autoritete shtetërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

YouTube ka fshirë mëse 1 milionë video për keqinformim në lidhje me Covid-19 që prej muajit Shkurt të 2020-ës sipas kompanisë.

Deklarata e kompanisë vjen në një moment kur platforma në pronësi të Google është nën sulm dhe presion nga liderë politikë të cilët thonë e gjigantët e teknologjisë kanë dështuar me parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Vendimin për të hequr përmbajtje të tilla kompani i bazon në udhëzimet dhe konsensusin e ekspertëve të shëndetësisë nga autoritete shtetërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kujtojmë se YouTube në Nëntor të vitit të kaluar tha se ka hequr mijëra video me informacione të rreme për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pjesa më e madhe e tyre ishin hequr përpara se të arrinin 100 shikime. /PCWorld Albanian