YouTube nuk do të rekomandojë më video nëse përdoruesit kanë çaktivizuar historikun

Shikuesit e YouTube janë mësuar me ndërfaqen kryesore të mbushur me video duke qenë se platforma sugjeron rekomandime në bazë të historikut.

YouTube njoftoi ditën e Marte se përditësimi më i fundit çaktivizon të gjitha rekomandimet video për përdoruesit të cilët kanë fikur historikun e shikimeve duke adresuar kështu një problem shqetësuar për ata që nuk duan të trazohen nga një mori videosh të sugjeruara.

Shikuesit e YouTube janë mësuar me ndërfaqen kryesore të mbushur me video duke qenë se platforma sugjeron rekomandime në bazë të historikut.

Megjithatë falë përditësimit të fundit përdoruesit mund të çaktivizojnë historikun dhe të kenë një faqe kryesore më të pastër dhe jo kaotike.

Tashmë do të shfaqet vetëm shiriti i kërkimit dhe në të majtë menuja me opsionet Subscriptions, Shorts dhe Library.