YouTuberi “keqtrajton” Ferrari F8 Tributo, e vozit nëpër rrugë me zhavor dhe terrene malore

Ferrari i njohur për faktin se kjo kompani përkujdeset për veturat e saj edhe kur largohen nga shiriti prodhues i fabrikës dhe iu dorëzohen pronarëve, kështu që nga Marenllo në Itali pritet reagimi pas publikimit të një videoje në kanalin WhistlinDiesel në YouTube.

Kompania italiane nuk do ta pranojë mirë sjelljen e YouTuberit, i cili “keqtrajtoi” një F8 Tributo duke e vozitur në rrugët me zhavorr dhe ato malore, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për veturën e prodhuar në vitin 2020, kurse pronari i mëparshëm rrallë e kishte përdorur veturën që ka vetëm 5 mijë kilometra të kaluara.

E ngjyra unike e saj ka bërë që kjo veturë të kap shumën e mbi 400 mijë dollarëve. Në fund të aventurës së YouTuberit, ai e pastron veturën dhe e parkon brenda një objekti të mbyllur.

Shumë persona që e kanë parë videon kanë kritikuar YouTuberin për veprimet dhe keqpërdorimin e veturës, që shumëkush e ka ëndërr ta ketë në garazh.