Zaev: Ka mbaruar koha e politikanëve që na ndanin mbi bazën e etnive dhe feve

Koha e politikanëve, të cilët na ndanin në mënyrë etnike, fetare ose në çfarë do mënyrash të tjera mori fund. Koha e politikave të rreme ka kaluar.

Maqedonia po hap perspektiva të reja, u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e koalicionit “Për jetë në Maqedoni” në Gazi Babë.

Ai kërkoi mbështetjen e banorëve siç tha, Gazi Babës multietnike, pasi vetëm të bashkuar mund të rrëzohet një regjim, i cili me vite mbisundon në komunë dhe nuk bën asgjë.

Kryetari i Qeverisë premtoi mbështetje të drejtpërdrejt nga pushteti qendror për gazifikimin e Gazi Babës.

“Do të ketë fillimisht gazifikim nëpër kopshte, shkolla dhe objekte industriale. Gazi natyror kalon që këtu dhe duhet të shfrytëzohet”, theksoi Zaev./Mesazhi/