Zbulohen për herë të parë iguana rozë

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar iguana rozë. Ato lindin me ngjyrë të gjelbër dhe përgjatë jetës së tyre, kthehen në rozë.

Zvarranikët endemikë u gjendën në një pjesë të vogël të Ishujve Galapagos dhe janë tashmë në listën e kafshëve më të rrezikuara. Një zyrtar i ishullit shprehet se popullata konsiston në 200-300 individë të rritur.

“Nëse nuk do e kishim bërë këtë zbulim dhe nuk do i kishim luftuar rreziqet që ato po përballojnë, mund të zhdukeshin në pak vite”, shtoi ai.

Iguanat rozë u shpallën si lloj më vete në vitin 2009 dhe gjenden në rrëpirat e vullkanit Ëolf të Ishujve Galapagos.