Zelenskiy: Kemi nevojë për një koalicion kundër luftës

“Ne aplikuam në Bucharest Nine për ndihmë në mbrojtje, presion dhe sanksione kundër agresorit. Së bashku ne duhet ta vendosim Rusinë në tryezën e bisedimeve. Ne kemi nevojë për një koalicion kundër luftës”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kanë nevojë për ndihmë efektive ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e tij në twitter, Zelensky theksoi se ata mbrojnë lirinë dhe tokat e Ukrainës.

Duke theksuar se ai diskutoi me presidentin polak, Andrzej Duda, Zelensky tha se, “Ne aplikuam në Bucharest Nine për ndihmë në mbrojtje, presion dhe sanksione kundër agresorit. Së bashku ne duhet ta vendosim Rusinë në tryezën e bisedimeve. Ne kemi nevojë për një koalicion kundër luftës”.

Bucharest Nine (B9), e cila është pjesë e vendeve të krahut lindor të NATO-s (Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia), u krijua më 4 nëntor të vitit 2015 në Bukuresht të Rumanisë. /aa