Zelensky thirrje Izraelit: Ka ardhur koha të zgjidhni me kë jeni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Izraelit që t’i bashkohet luftës kundër Rusisë dhe ka përsëritur një apel për sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

“A nuk ka ardhur koha që shteti juaj të zgjedhë edhe me kë jeni? A është me botën demokratike, e cila po lufton krah për krah kundër kërcënimit ekzistencial të saj? Ose me ata që mbyllin sytë para terrorit rus, edhe kur kostoja e terrorit të vazhdueshëm është shkatërrimi i plotë i sigurisë globale”, tha ai për gazetën izraelite Haaretz.

Izraeli ka refuzuar t’i shesë Kievit armë të mbrojtjes ajrore, i kujdesshëm për tensionimin e marrëdhënieve me Moskën, pavarësisht raporteve se Irani po ofron mbështetje për pilotët rusë që fluturojnë me drone të prodhuar nga Irani për të bombarduar objektivat civilë në Ukrainë.

Moska ka mohuar përdorimin e saj të dronëve iranianë kundër qyteteve ukrainase, por zyrtarët e Teheranit e kanë konfirmuar atë dhe kanë thënë se do të furnizojnë gjithashtu raketa balistike për të ndihmuar në rimbushjen e armatimeve pakësuara të Rusisë.

Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë dhe e ka kufizuar ndihmën e tij në dërgimin e ndihmave humanitare dhe pajisjeve mbrojtëse. Së fundmi ajo ofroi të ndihmonte ukrainasit të zhvillonin alarme për sulmet ajrore për civilët.

Duke folur sot, presidenti Zelensky tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kërkoi që liderët izraelitë të rishqyrtojnë dërgimin e mbrojtjes ajrore gjithashtu. /abcnews