Zelenskyy: Bëjmë gjithçka që 2023 të jetë viti i fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, theksoi se janë duke bërë gjithçka që të arrijnë fitore në vitin 2023 në luftën kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelenskyy në llogarinë e tij në Telegram vlerësoi zhvillimet lidhur me luftën dhe situatën e fundit në vijën e frontit.

“Bëjmë gjithçka që 2023 të jetë viti i fitores”, tha Zelenskyy në takimin e tij me zyrtarët e mbrojtjes dhe të sigurisë.