Zelenskyy: Projekti i Evropës nuk mund të plotësohet pa Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se në mënyrë kategorike projekti i Evropës nuk mund të plotësohet pa Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelenskyy u takua në Kiev me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen e cila ka vizituar Ukrainën.

Pas bisedimeve Zelenskyy dhe Ursula von der Leyen dhanë një deklaratë për media.

Duke folur për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, Zelenskyy tha se “Në mënyrë kategorike projekti i Evropës nuk mund të plotësohet pa Ukrainën”.

Zelenskyy vuri në dukje se udhëheqja e Von der Leyen është shumë e rëndësishme për ta. “Unë besoj se në të ardhmen e afërt do të komunikojmë me ju për një nivel të ri të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian”, shtoi Zelenskyy.

Edhe më parë më 8 prill, Von der Leyen vizitoi Kievin dhe u takua me presidentin ukrainas.

KE-ja pritet që më 17 qershor të shpallë vlerësimin e saj lidhur me aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /aa