Zelenskyy: Qyteti Lyman është pastruar plotësisht nga forcat ruse – VIDEO

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se qyteti Lyman me një rëndësi strategjike në rajonin Donetsk është pastruar nga forcat ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të shkurtër me pamje që publikoi nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy tha se “Që nga ora 12:30 qyteti Lyman është pastruar plotësisht”.

Presidenti ukrainas në një deklaratë të bërë dje mbrëmë theksoi se në Lyman valëvitet flamuri i Ukrainës por që në qytet vazhdojnë luftimet.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës dje njoftoi se ushtarët ukrainas kanë hyrë në qytetin Lyman.

Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes kishte deklaruar se “Forcat aleate, për shkak të kërcënimit nga rrethimi janë tërhequr në një vend më të favorshëm nga njësia e vendbanimit Krasnyi Lyman”.