Zëvendësi i Erdoganit i dhuron xhaketën e tij një njeriu i cili kishte të ftohtë (Foto)

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ i dhuroi xhaketën e tij një njeriu i cili tha se “kishte të ftohtë”. Kjo ndodhi të shtunën në provincën qendrore turke të Yozgat.

Duke vizituar Yozgatin si pjesë e Kongresit të Gjashtë Krahinor të Provincës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Bozdağ po vëzhgonte punimet në sallën sportive Raza Kayaalp, ku po mbahet konventa.

Ndërsa po bisedonte me turmën, një njeri iu afrua zëvendëskryeministrit dhe i tha atij se kishte të ftohtë, dhe e pyeti nëse mund t’i jepte xhaketën e tij.

Bozdau reagoi duke zhveshur xhaketën e tij dhe duke ia dhënë atij njeriu si dhuratë.

Temperatura ishte rreth 7 gradë Celsius në Yozgat, sipas Institutit Meteorologjik të Turqisë.

Emri i personit nuk është identifikuar.