Afrimi i skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, ka dinamizuar aktivitetin e partive politike parlamentare.
Tëvë1 ka mësuar se Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mblidhet sot në orën 14:00.
Po ashtu, edhe Grupi Parlamentar i Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të zhvillojë mbledhje nga ora 13:00.
Sipas burimeve, në këto mbledhje do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit, si dhe për seancën plenare lidhur me këtë proces, e cila pritet të mbahet gjatë ditës së sotme.







