Zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu që vdiq nga koronavirusi, dërgohet për obduksion

Policia njofton se dje është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares nga Istogu që ndërroj jetë pak ditë më parë në QKUK. Ajo ka qenë e infektuar me covid-19.

E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

Ajo ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore.

Policia në raporton 24 orësh njofton se në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020, përcjell lajmi.net.

Trupi i pajetë është dërguar në IML, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 13.04.2020 NN. Istog, me datën 18.04.2020 në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020. Trupi i pajetë është dërguar në IML, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.