Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë kufomat e 24 minatorëve të vdekur nga miniera e përmbytur në Zimbabve, raporton Anadolu Agency (AA).
Prurjet e ujit të martën pas reshjeve të mëdha të shiut dhe shembjes së digës përmbytën minierën e arit në afërsi të qytetit Kadoma.
Kreu i sindikatës së minatorëve në Zimbabve, Henrietta Rushëaya, njoftoi se ekipet e shpëtimit shpëtuan tetë minatorë dhe të gjithë ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Nga ana tjetër, kufomat e 23 prej gjithsej 24 minatorëve të vdekur janë identifikuar dhe dorëzuar familjeve.
Shërbimet kompetente edhe më tej janë duke kërkuar, meqë sipas vlerësimeve në minierën në momentin e përmbytjeve kanë qenë së paku 70 minatorë.