Një zjarr ka përfshirë një kullë të madhe në Turqi, teksa pamje të tmerrshme që dalin nga flakët, janë shpërndarë ne mediat e huaja.
Pamjet nga incidenti tregojnë një skenë të tmerrshme ku tymi del nga ndërtesa, ndërsa flakët djegin lartësinë e kullës.
Zjarri ka rënë në një banesë 24-katëshe në Fikirtepe Mahallesi Rüzgar Sokak. Zjarri, i cili ka rënë në katin e parë, ka mbërritur në katin e fundit të pallatit përmes mureve brenda një kohe të shkurtër. Me njoftimin e situatës, në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset. Banorët e ndërtesës u evakuuan ndërsa ekipet iu përgjigjën zjarrit. Ekuipazhet vazhdojnë t’i përgjigjen zjarrit. /abcnews
Son Dakika: İstanbul, Fikirtepe’de bir gökdelende yangın çıktı. Bölgedeki kara dumanların sebebi bu. Videoya bakın… 😳 pic.twitter.com/tij5TbU7sa
— Hava Forum (@HavaForum) October 15, 2022