Zjarret në Arizonë do të fiken nga një kamion elektrik

Qeveritë dhe institucionet në mbarë botën po punojnë për elektrifikimin e flotës së tyre të automjeteve.

Me një ndryshim vjen edhe qyteti Mesa në Arizonë, pasi prezantimit të një kamioni plotësisht elektrik për fikjen e zjarrit.

Kamioni E-One Vector, është i pari i llojit të vet tërësisht elektrik në Amerikën e Veriut.

Bëhet e ditur se ai mund të derdhë 2,839 litra ujë në minutë, dhe një karikim i baterisë me kapacitet prej 327 kWh i mjafton për katër orë funksionim.

Gjithashtu, mund të përdoret edhe me motor me lëndë djegëse, i cili mund të jetë i dobishëm gjatë situatave si ndërprerjet e energjisë elektrike, tërmetet dhe uraganet.

Zjarrfikësi elektrik i ka kushtuar qytetit 1,3 milion euro.