Zjarri del jashtë kontrollit mbi Kalimash

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit. Në pamje duket se ka pushuar të gjithë hapësirën e malit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Ndërsa sa i përket situatës së zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikës, 4 të shërbimit pyjor. Nga këto forca po bëhet e pa mundura për frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi, raporton topchannel.

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë për t’u dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve. /koha