ZTE shet një telefon me ekran me palosje që kushton vetëm 420 dollarë të cilin nuk e blini dot

Ky çmim është vetëm një fraksion i asaj çfarë Samsung kërkon për Galaxy Z Flip që kushton 1000 dollarë.

Telefonët me ekrane me palosje nuk sot kanë një kosto deri diku të papërballueshme për shumicën e njerëzve, por mbase kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejtë.

Në Japoni, modeli i ri ZTE Libero Flip do të dalë në shitje për vetëm 420 dollarë, ose 265 dollarë nëse porositet përpara daljes në treg.

Ky çmim është vetëm një fraksion i asaj çfarë Samsung kërkon për Galaxy Z Flip që kushton 1000 dollarë.

Me një procesorë Qualcomm Snapdragon 7, Libero Flip nuk është një telefon i segmentit të lartë por ekrani 6.9-inç 2790×1188 OLED me palosje është më i madh sesa ai që Samsung ofron tek Galaxy Z Flip.

Edhe bateria prej 4,310mAh është më e madhe sesa 3700mAh që ka ekuivalenti i Samsung.

Në një farë mënyrë telefoni është një klon i Galaxy Z Flip ndërsa në pjesën e jashtme ka një ekran në formë disku që mbulon panelin 466×466 piksel me diametër 1.43-inç.

Ky disk fsheh edhe një kamër 50-megapiksel parësore dhe kamër thellësie 2-megapiksel. Ndërkaq kamera selfie ka një sensor 16-megapiksel.

Telefoni vjen me Android 13, 6GB RAM, 128GB hapësirë, Wi-Fi 6, Bluetooth 5.2 dhe karikohet me 33W përmes portës USB-C.

Ka certifikimin IP42 dhe ndryshe nga IPX8, nuk rekomandohet të hapet në shi.