Zvicra rekomandon vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç

Zvicra rekomandon vaksinën anti-Covid edhe për fëmijët nga 5 vjeç.

Zyra Shëndeti Publik Federal (FOPH) dhe Komisioni Federal për vaksinat (CFV) kanë rekomanduar sot vaksinimin me dy doza vaksine për fëmijët nga pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç.

Vaksinimi (pa pagesë) rekomandohet veçanërisht për fëmijët e kësaj grupmoshe, shëndeti i të cilëve është fortë i dëmtuar për shkak të një sëmundjeje kronike, ata që jetojnë me ta pasi ata janë në kontakt të ngushtë me të rriturit.

Vaksina do të jetë në dispozicion në Zvicër nga fillimi i janarit 2022. Do të jetë në kompetence të kantoneve të vendosin dhe të komunikojnë me prindërit mbi një takim për vaksinimin e fëmijëve.

Në Zvicër janë regjistruar në 24 orët e fundit 8 163 raste të reja me koronavirus si dhe 24 vdekje të reja, ndërsa 155 persona janë shtruar në spital.

Pothuaj 66.4% e popullsisë zviceriane është vaksinuar totalisht. 47.3% e personave mbi 65 vjeç kanë tashmë ka marrë një dozë të tretë. /atsh