Zyra e Medias së Qeverisë në Gaza ka mohuar akuzat e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), i cili pretendon se luftëtarë palestinezë kanë bllokuar qasjen e publikut në vendet e shpërndarjes së ndihmave.
Në një deklaratë të gjatë, zyra i quajti pretendimet “shtrembërime të rënda” dhe akuzoi GHF për shkelje të neutralitetit humanitar. Sipas saj, vonesat në shpërndarjen e ndihmave janë rezultat i keqmenaxhimit nga ana e fondacionit.
Deklarata thekson se këto zona të shpërndarjes janë “zona të ndara tampon” që shërbejnë interesave ushtarake të Izraelit. Zyra akuzon gjithashtu GHF për bashkëpunim me ushtrinë izraelite dhe për devijimin e ndihmave humanitare në vendet e veta të shpërndarjes.
Sipas deklaratës, GHF ka humbur çdo kredibilitet dhe mban përgjegjësi morale dhe ligjore për mbulimin e, siç thuhet, “krimit të gjenocidit” ndaj më shumë se 2.4 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës. /mesazhi








