Zyrtare: Barcelona zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit pa trajnerin Koeman

Barcelona të shtunën zhvillon derbin me liderin Atletico Madrid, pa trajnerin Ronald Koeman.

Holandezi u ndëshkua me karton të kuq kundër Valencias.

Klubi katalan e kishte apeluar këtë vendim, por ka marrë refuzim nga gjykata.

Barça do të udhëhiqet nga asistenti Alfred Schreuder.

Aktualisht, diferenca mes liderit të La Ligës, Atleticos dhe Barcelonës është 2 pikë.