Zyrtare: Pezullohen negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE

Parlamenti Evropian miratoi sot një projekt rezolutë e cila parasheh pezullimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Kjo lëvizje vie pas raporteve jo aq të mira të qeverisë turke me zyrtarë europian, të cilët e akuzojnë Turqinë se “nuk po bën mjaftueshëm” për tu integruar në Europë.

Por një veprim i tillë sipas analistëve vie për shkak të frikës së dominimit turk në BE, teksa me anëtarësimin e saj në NATO, Turqia ka ndryshuar kursin e aleancës veri-atlantike. /MESAZHI/